Supersfida Napoli-Barcelona, Maradona tregoi skuadrën që do mbështesë

Napoli do të luaj sonte kundër Barcelonës në “San Paolo” në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton OraNews.

Në lidhje me këtë sfidë ka folur edhe një legjendë e futbollit botëror si Diego Armando Mardona i cili ka luajtur për të dyja fanellat. Njeriu që në periudhën 1984-1990 ndihmoi Napolin të fitonte dy herë titullin në Serie A, Superkupën e Italisë, një Kupë Italise dhe një Kupë të UEFA-s ka theksuar se në duelin e Championsit mes Napolit dhe Barcelonës do të mbështesë klubin italian.

“Pa dyshim, zemra ime është me Napolin dhe napolitanët. Veçanërisht në këtë ndeshje të vështirë”, tha Maradona i pyetur për kë do të bëjë tifo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button