Timonie shpreson se do të tejkalohet polarizimi i madh politik në media

Në takimin e sotëm me ministrin e obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, ambasadori francez, Kristijan Timonie, ka theksuar se ka atmosferë më të mirë në fushën e mediave dhe ka shprehur shpresë se në periudhën e ardhshme do të tejkalohet polarizimi i madh politik në këtë fushë për llogari të profesionalitetit, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Rreth financimit të mediave në fushatën zgjedhore, Popovski në takim me Timonien ka theksuar se pushteti dhe opozita do të kenë numër të njëjtë të minutave për blerje të hapësirës për fushatë.

Ai ka shtuar sipas shembujve të qeverive evropiane, Qeveria, “ndërton strategji për dhënien e mbështetjes direkte të mediave të shtypit edhe atë me vlerë prej 50% nga harxhimet për shtyp dhe 50% të harxhimeve për shpërndarje për mediat që shtypen në gjuhën maqedonase dhe në vlerë prej 70% për mediat që shtypen në gjuhën e komuniteteve më të vogla me çka Qeveria e stimulon zhvillimin e tyre mediatik”.

Në lidhje me punën e portaleve dhe rrjeteve sociale, Qeveria i ndjekë udhëzimet e Komisionit Evropian dhe e përkrahë vetërregullimin e shoqatave gazetareske.

Në atë drejtim është përshëndetur iniciativa e Shoqatës së Gazetarëve dhe Këshillit të Etikës në Mediat e Maqedonisë për listën e mediave profesionale në shtet, me shpresë se kjo iniciativë do të ndihmojë për përforcimin e profesionalitetit të këtyre mediave, por edhe nga aspekti i qëndrueshmërisë së tyre në tregun mediatik.

Popovski ka nënvizuar edhe për rëndësinë e Strategjisë për Menaxhim me Lajmet e Rrejshme dhe ka theksuar se Qeveria i kushton kujdes të veçantë rritjes së arsimimit mediatik të qytetarëve i cili është në plan që të përfshihet edhe në shkolla”, thonë nga Qeveria.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button