RMV – vendi ku marshohet për drejtësi e pengohet gjyqësori

Ndër narrativët e dy kundërshtarëve politikë, realiteti është ky: lëndët gjyqësore po vjetrohen, proceset gjyqësore po kthehen në fillim dhe seancat po shtyhen vazhdimisht.

LSDM para një jave marshoi për drejtësi, sonte kundër padrejtësisë do të protestojë VMRO-DPMNE. Shkas është inicizimi audio që e publikoi Antonio Milloshoski, që sipas liderit të VMRO-DPMN, Hristijan Mickoski, “tregon se Zaev është fajtor për padrejtësinë”, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Kur nuk ka drejtësi, nuk ka rend, nuk ka ligj dhe ka kriminalitet (…) E dëgjuam se si Zaevi nga pozicioni i kryeministrit ka diktuar vendime të Gjykatës Supreme dhe si Katica Janeva si kreu i atëhershëm e PSP-së punon në koordinim dhe sipas urdhrit të Zaevit. Prokuroria e përgjumur për të gjitha këto hesht”, ka akuzuar Mickoski.

Prokuroria pas informacionit të pranuar dje i ka bërë thirrje Milloshoskit që të paraqesë kasetën, e cila, sipas opozitës, ka treguar se” Zaevi ka gjuajtur në kokë drejtësinë”. Protesta e opozitës do të fillojë në orën 18:00 para Prokurorisë dhe do të përfundojë para Gjykatës Supreme.

“Kjo është protestë ku ne do të themi se duhet doemos të ketë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se Zaev është fajtor! Por edhe një mesazh për rojet e padrejtësive të Zaevit – prokurorinë dhe gjyqësorin”, tha Mickoski, duke bërë thirrje që protestës “t’i bashkohen qytetarë të të gjitha nacionaliteteve dhe bindjeve, të cilët e dinë se Zaevi është freni kryesor”.

Asnjë seancë dëgjimore brenda një viti

LSDM u përgjigj se VMRO-DPMNE nuk ka të drejtë të flasë për, sepse plot 11 vjet e ka e kontrolluar atë .

“Ky incizim nuk e komprometon as partinë as kryetarin Zaev. Pavarësisht a është bërë ndonjë korrigjim i incizimit, as me një fjalë të vetme nuk është shkelë asgjë. Ka të bëjë me vazhdimin e lëndëve të PSP-së, ndërsa e dini që Vangellovski e di se ai i ka mbajtur lëndët në sirtar për vite me radhë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Social Demokratët besojnë se asgjë nuk ka ndryshuar në matricën e VMRO-DPMNE-së, dhe se protesta ndaj padrejtësive është një përpjekje e dëshpëruar e përfaqësuesve të saj për t’i shpëtuar akuzave për kriminalitet.

“Ka pasur 26.000 qytetarë të përgjuar dhe e patëm mundësinë për të dëgjuar të gjitha për jurisprudencën në kohën e VMRO-DPMNE-së. Aty kemi dëgjuar si porositen procese, lustrime, paraburgime dhe aktgjykime. Ato janë shkelje serioze të të drejtave të njeriut, ato janë dyshime serioze për krimin, nga të cilat VMRO-DPMNE ende po përpiqet të shpëtojë, por drejtësia do të bëhet dhe të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen”, tha Kostadinov.

Ndër narrativët e dy kundërshtarëve politikë, realiteti është ky: lëndët gjyqësore po vjetrohen, proceset gjyqësore po kthehen në fillim dhe seancat po shtyhen vazhdimisht, duke e vrarë shpresën e qytetarëve që ndonjëherë do fillojë të funksionojë parimi i ndëshkimit, veçanërisht në rastet me profil të lartë politik, raste të ngjashme me ato që i  inicioi PSP-ja.

Një nga shembujt që ilustron këtë situatë është pikërisht procesi gjyqësor “Talir”, i cili kas të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, në të cilin të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe zyrtarët e tjerë të partisë për “shpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “pastrim parash”. Koalicioni “Gjithë për gjykim të drejtë”, OJQ e cila e monitoron procesin gjyqësor, javën e kaluar ka theksuar se nga 18 shkurt 2019 deri në shkurt 2020, nuk është mbajtur asnjë seancë dëgjimore për çështjen “Talir”, megjithëse janë caktuar 16 seanca dëgjimore.

Analiza e situatës

Kjo OJQ dhe gjashtë organizata civile që janë pjesë e grupit Bluprint për reformën në jurisprudencë, e kanë analizuar dinamikën e procedimit të lëndëve të PSP-së para Gjykatës themelore penale në Shkup. Në analizë ata i kanë trajtuar edhe kapacitetet e gjykatës dhe Prokurorisë publike, ndërsa i kanë analizuar edhe ndryshimet ligjore të Kodit penal që kanë efekt të mundshëm në disa nga lëndët që janë ngritur nga PSP.

“Objektivi parësori hulumtimit ishte për të analizuar se si u zhvilluan procedurat e iniciuara nga PSP, për të fituar një pasqyrë më të qartë të mënyrës se si janë zhvilluar këto procedime përpara Gjykatës themelore penale, duke i identifikuar mangësitë në procedurat e gjykatës dhe Prokurorisë publike dhe rreziqet për shkelje të parimit të sundimit të ligjit me ndjelljen e konceptit të pandëshkueshmërisë të korrupsionit të lartë”, thotë Natali Petrovska, drejtore ekzekutive e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Sipas saj, fushat kryesore ku theksohet se është e nevojshme të ndërhyhet – është stafi i gjykatave sipas sistematizimit të parashikuar, si dhe përmirësimi i kushteve materiale dhe rritja e buxhetit të departamenteve të specializuara në gjykatën dhe prokurorinë publike për ndjekjen e korrupsionit të lartë.

“Në sfidën e menaxhimit të procedurave ndërlidhen edhe faktorë që janë plotësisht nën kompetencë të gjykatës, siç janë, për shembull, këshilli jo komplet gjyqësor, ose mungesa e një gjykatësi individual, ndryshimi i anëtarëve të këshillit gjyqësor, mungesa e kushteve teknike ose hapësinore për punë, caktimin e seancave dëgjimore përpara se të përgatitet ekspertiza që duhet të shfaqet në seancë, etj. Sidoqoftë, ka edhe arsye që mund t’i atribuohen mbrojtjes, e të cilat kanë të bëjnë me ‘shmangie’ delikate për pjesëmarrje në seanca, të shoqëruara me arsyetime nga më të ndryshmet për to, por të cilat kryesisht pranohen nga gjykata”, shpjegon Petrovska. duke theksuar se rezultatet e analizës do të jenë në dispozicion të publikut në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button