Gjermani, vazhdon trajtimi në spital i 35 personave të plagosur në karnaval

Një ditë më pas, kur një person me makinën e tij u fut brenda turmës gjatë festimit të karnavalit në Gjermaninë qendrore, 35 njerëz, prej të cilëve 18 fëmijë vazhdojnë të trajtohen në spital, kurse policia vazhdon hetimet për të mësuar motivin e këtij veprimi, për të cilin ata besojnë se ishte i qëllimshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e shtetit në Hessen Veriore tha se përveç personave të shtruar në spital gjatë natës, 17 të tjerë që u trajtuan u liruan të shkonin në shtëpi pas përplasjes të pasdites të së hënës në qytetin Volkmarsen.

Shoferi, një burrë 29 vjeç nga zona, gjithashtu u plagos në incident dhe vetë është shtruar në spital me lëndime të rënda në kokë, raportoi gazeta gjermane Bild.

Për shkak të gjendjes së tij, ai ende nuk ka mundur të merret në pyetje, raportoi Bild, duke cituar prokurorët e Frankfurtit.

“Motivi i kryerjes së veprës nuk është ende i qartë. Hetimi po vazhdon”, tha policia në Twitter.

Incidenti në Volkmarsen, një qytet me rreth 7,000 banorë afër Kassel, rreth 280 kilometra në jug-perëndim të Berlinit, ndodhi në kulmin e festimit të Karnavalit të Gjermanisë, me paradat më të mëdha në Këln, Duesseldorf dhe Mainz.

Të gjitha paradat e tjera të karnavalit në shtetin qendror Hesse u përmbyllën të hënën si një masë paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button