Me hapa të sigurta drejt Bashkimit Evropian?

Bllokimi i Maqedonisë së Veriut nga ana e Francës për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian u prit me mllef të madh nga qyetarët dhe politikanët e MV-ut, duke e shëndëruar në armik tonin Presidentin e Francës, Emanuel Makron, i cili gjasmë nuk e don të mirën e Ballkanit sepse ia ndalon rajonit integrimin e plot në familjen Evropiane. Por ajo cka në të vërtëtë duhet parë është mesazhi më i thellë që Franca dha për Maqedonin e Veriut dhe vendet tjera të Ballkanit që aspirojnë anëtarësim në BE.

Siç duket të gjithë harruam që vendeve të Evropës Lindore dhe Qëndrore iu deshën plot 15 vite të anëtarësohen në BE! Por edhe pas gjithë ketyre viteve përgaditje, shumë nga vendet e bllokut të 10 nuk arritën kurrë të ambientohen me Politikën dhe rregullat e BE-së dhe edhe sot e kësaj dite ato i vuajn pasojat e “integrimit të shpejtë”. Shembull më konkret janë vendet si Bullgaria dhe Romania të cilat ende hasen me problematika të shumta si në funksionimin e plot të sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut apo ekonominë e dobët   Në këtë rast, qytetarët e Maqedonisë  së Veriut dhe udheheqësit e saj duhet të pyesim nëse ne jemi te gatshëm për anëtarësim në BE? A thua Macron na bëri nder që bllokoi hapjen e bisedimeve dhe na “bleu” kohë të përgaditemi sic duhet pëe antarësim në BE?

Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendi ka parë kriza nga më të ndryshmet në sferën socale dhe atë ekonomike. Edhe pse ka dukshëm përmisime, vendi ynë ende përballet me kriza për të cilat duhet të punoj fort që ti tejkalojë. Rruga drejt BE-së për Maqedonin e Veriut nuk dmth vetëm antarësim, por vetë procesi i antarësimi dhe aderimit drejt vlerave të BE-së për ne duhet të jetë nje sfidë e rendësishme nga e cila vendi ynë duhet të krijojë reformat e nevojshme për të pas një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme. Pengesat që vin nga vendet që themeluan BE-në duhen parë si mësime që duhet ti mësojm e jo si ndalesa për tu reformuar si vend.

Fakti që Maqedonia e Veirut është shumë afër antarësimit në NATO duhet të shihet si një shenjë positive për vendin tonë që po dëshmon se ka ndryshime pozitive demokratike. Maqedonia e Veirut ka dëshmuar që ndryshimet mund të ndodhin dhe që ky shtet ka potencial për të dëshmuar se mund te behet më mirë. Narativi i presidentit Makron dhe Francës gjasmë ka ndryshuar dhe në takimin e radhës mund edhe ti jepet dritë jeshile Maqedonisë së Veriut të filloj negociatat për anëtarësim, por ne si qytetarë duhet të insistojmë që proceset e reformave në vend të vazhdojnë jo vetëm si formalitet për mbylljen e kapitujve por si realitet.

Vizioni jonë për një Maqedoni të Veriut si pjesë e familjes Evropiane nuk është dhe nuk duhet të qëndroj në vet faktin e anëtarësimit por në mundësinë që ky proces i jep vendit tonë të arrij nivelin demokratik dhe stabilitetin ekonomik. Procesi i anëtarësimit në BE duhet të sjellë vlerat Evropiane tek ne, dhe jo të dergoj gjithë vendin ne shtetet e BE-së!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button