Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë u rrit në 2,665

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2.665, bëri të ditur sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni tha se 71 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa 508 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet shëndetësore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në mbi 77.650.

Rreth 87.900 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin në rreth 27.323.

Jashtë territorit të Kinës, ka 81 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 të tjera në Macau.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button