Burrat tërhiqen nga femrat që u ngjajnë fizikisht!

Një studim francez konfirmon shprehjen konvencionale e cila thotë se: meshkujt tërhiqen nga femrat që duken si ata fizikisht, veçanërisht nëse ata kanë tiparet e fytyrës, ngjyrën e syve dhe flokët e ngjashëm. Në praktikë, priremi të kërkojmë një partner i cili në linjat e tij pasqyron karakteristikat tona gjenetike.

Një zbulim i tillë erdhi nga hulumtuesit e Institutit të Shkencave, të Montpellier (ISEM, CNRS) dhe forcon teorinë e Homogamisë. Ekspertët arritur në këto konkluzione, pasi kanë kërkuar mendimin e qindra meshkujve, të cilëve u është thënë që të zgjedhin midis mijëra fotove fytyrat e femrave që ata i konsideronin si më tërheqëse.

Zgjedhje e vullnetarëve ra kryesisht mbi fytyrat e femrave tek të cilat ato gjenin tipare të ngjashme. Më pas studiuesit e zgjeruan anketën e tyre duke analizuar cifteve, të paktën me një fëmijë, për të përforcuar teorinë nëse influenca gjenetike kishte ndikuar në zgjedhjen e partnerit. Edhe në këtë rast studiuesit arritën në përfundimin se kishin të drejtë, pasi pati një prani më të madhe të tipareve të ngjashme në fytyrën e çifteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button