Mjeku: Shqiptarët nga Italia të mos udhëtojnë pa rekomandimin e mjekeve

Infektologu Izet Sadiku tha shqiptarët që gjenden në Itali të mos udhëtojnë pa rekomandimin e mjekëve dhe organeve kompetente atje – kështu duket mbrojtur qytetarët në Kosovë e Shqipëri që ende nuk janë prekur nga koronavirus.

“Nuk është e preferuar që njerëzit që janë të dyshuar të udhëtojnë në një vend që nuk ka ende të prekur. Apeli ynë është të mos bëhet panik, por kjo nuk do të thotë që të mos jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kujdesit ndaj virusit”.

“Kthimi i bashkatdhetarëve që janë në zona të rrezikshmet duhet të bëhet bashkë me rekomandimet qe japin mjekët dhe institucionet përkatëse në atë vend, nëse janë të dyshuar se mund të jenë të infektuar dhe udhëtojnë pa lajmëruar rrezikojnë shumë njerëz të infektohet për këtë çdo lëvizje e tyre duhet të bëhej me miratimin e institucionet e tyre”.

Sadiku në Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se Kosova ka kapacitete të bëjë menjëherë testet për koronavirus tek personat e dyshuar.

“Kosova ka kapacitete që të bëjë menjëherë testet për koronavirus tek persona e dyshuar dhe rezultatet të merren pas 5 ose 6 ore”.

Sadiku mes tjerash shtoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të ketë një komunikim institucional me Italinë si preventivë ndaj koronavirusit.

“Si preventivë ndaj virusit duhet të krijohet një komunikim me institucionet shëndetësore në Itali, varësisht se ku vendoset karantina dhe se personat e dyshuar që janë prekur nga virusi duhet të qëndrojnë më se paku 14 ditë në karantinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button