Moratti: Interi me Conten fiton titullin, klubin nuk e riblej, ja pse e bleva Sneijderin…

Massimo Moratti në një intervistë për mediat italiane foli për periudhën që ka qenë president i Interit, për ecurinë zikaltërve në këtë sezon, për një riblerje të mundshme të klubit si dhe për afrimin e holandezit Wesley Sneijder nga Reali i Madridit në verën e vitit 2009, transmeton SS.

Titulli?

“Duhet kuptuar se si do të shkojë kampionati, të ndalej në këto momente më duket vendimi i duhur. Interi ka mundësi të mira, më duket se është viti i duhur për të fituar kampionatin. Conte është mjaft i zoti dhe do të bëjë mirë. Periudha ime si president ishte e bukur, emocionuese dhe interesante. Por, nuk e kam menduar asnjëherë riblerjen e klubit edhe pse shumë njerëz më thonë ta bëj këtë. Ishte një kapitull i bukur, por shoqëria ka kaluar në duar të personave që dinë ta drejtojnë në mënyrën e duhur. Sneijder? Atë ma këshilloi një barist dhe më bindi ta blija”, u shpreh Moratti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button