Volvo, veturë elektrike që rimbushet për 90 minuta ?

Sipas deklaratës së Lennard Stegland, nënkryetari i sektorit për zhvillim të teknologjive elektrike në fabrikën Volvo, kjo teknologji e rrit shpejtësinë e rimbushjes së energjisë elektrike tek vetura.

Teknologjia e re e zbuluar të cilën e teston Volvo, Stegland pohon se do ti mbush bateritë për vetëm 90 minuta.

Kjo do të jetë vetura e parë me mbushës tre fazor. Do të jetë i montuar tek modelet C30 Electric, dhe është i pari i këtij lloji në botë. Me mbushës tre fazor, rimbushja do të zgjatë 90 minuta, kohë e cila është më e shpejtë se mbushësit e deritanishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button