Dy ministrat: Nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar

Kosova dhe Shqipëria përkrahin kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të koalicionit të partive shqiptare në Luginë të Preshevës, transmeton KlanKosova.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Glauk Konjufcës dhe Gent Cakajt.

“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button