Sulmi ndaj ambasadës së SHBA-ve, akt terrorist

Sulmi me koktej molotovi ndaj ambasadës amerikane në Shkup mund të cilësohet edhe si akt terrorist. Kjo bëhet e ditur nga burime shqiptare pranë MPB-së në Maqedoni, të cilat kanë ndjekur raportimin e disa mediave maqedonase, të cilat kanë minimizuar këtë akt që kërcënon përfaqësinë diplomatike të SHBA-ve në Maqedoni.

“Kjo cilësohet si akt terrorizmi dhe nuk është lojë apo ndonjë aventurë sa për të bërë një lajm interesant”, citon INA këto burime, duke nënvizuar se ngjarjet e tilla duhet të shihen me seriozitet, prapavija e tyre dhe mundësia e involvimit të personave apo grupeve tjera.

Mediat maqedonase këtë sulm ndaj ambasadës e raportuan si një aventurë të një personi pijanec dhe që ishte motivuar për sulm pasi që kishte shikuar një film amerikan. Përshkrimi i tyre ishte se pijaneci pasi që kishte hedhur koktejin e molotovit kishte ikur me makinën e tij që më pas duke shkaktuar një aksident, ku në një moment kishte bërtitur se kishte “djegur amerikanët”.

MPB nuk ka dhënë detaje plotësuese dhe mospublikimin e identitetit të autorit të këtij sulmi, maqedonasit 37 vjeçar me inicialet A.N nga Shkupi.

Ambasada amerikane në Shkup në vitin 1999 menjëherë pas bombardimeve ushtarake të NATO-s në Serbi dhe Kosovë, ishte cak i sulmeve dhe djegies nga demonstrues maqedonas dhe serb, që ishin në përkrahje të regjimit të Sllobodan Millosheviq./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button