Emigranti shqiptar në Itali rezultoi negativ nga koronavirusi

Ka rezultuar negativ nga  koronavirus një emigrant shqiptar, që një natë më parë i është nënshtruar analizave mjekësore i dyshuar si person i infektuar, transmeton OraNews.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Avellinos  pas një qëndrimi prej disa ditësh në Verona , në veri të Italisë.

Temperaturë e lartë e  kolla e fortë kanë çuar në dyshimin e prekjes nga koronavirus.

Stafi mjekësor i spitalit të Avellinos ka kryer të gjitha ekzaminimet e rastit e fatmirësisht shqiptari doli negativ. Diagnoza e tij ishte tonsile bakterike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button