RMV, është ngritur shkalla e gatishmërisë për parandalimin e koronavirusit, në skrining të gjithë udhëtarët

Për shkak të gjendjes së re të krijuar me koronavirusin dhe zgjerimin e virusit në rajonet Lombardia, Veneto dhe Emilia-Romanja në Itali, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mëngjesin e sotëm mbajti mbledhje me Komisionin për sëmundje ngjitëse në të cilën u konstatua se shkalla e gatishmërisë ngrihet në nivel më të lartë. Do të bëhet skrining i të gjithë udhëtarëve, të cilët hyjnë në vendkalimet kufitare dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni, theksojnë nga Ministria solli masa të reja të përforcuara për parandalim dhe përballje me sëmundje eventuale, të cilët do të koordinohen në mënyrë plotësuese në mbledhjen e sotme me Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) në Ministrinë e Punëve të Brendshme të caktuar për në ora 17.

Konkluzionet e para nga mbledhja e Komisionit për sëmundje ngjitëse janë se përforcohet kontrolli në të gjitha vendkalimet dhe në dy aeroportet e vendit. Në vendkalimet kufitare janë lëshuar hapësira speciale ku do të intervistohen të gjithë udhëtarët që vijnë nga destinacionet dhe do të kryhet skrining i parë i gjendjes së tyre shëndetësore. Në aeroportin e Shkupit, kamerë termike vendoset në lokalitetin, nga e cila do të kontrollohen të gjithë udhëtarët që arrijnë, e jo sikur deri më tani vetëm ata nga Dubai dhe Stambolli. Me pistoletë pa kontakt për matje të temperaturës trupore do të kryhet skrining i udhëtarëve, të cilët arrijnë nga destinacione të rrezikshme edhe në aeroportin në Ohër, qëndron në kumtesë, transmeton MIA.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët në tërësi t’i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje, sipas të cilave, duhet të vendoset mbrojtje shtesë e ushqimit, të lahen duart, si dhe mbajtje e domosdoshme e pajisjes mbrojtëse, maskës, dorezave etj. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button