Kaos i makinave në Vodno: Janë shqiptuar 54 gjoba për parkim në gjelbërim

Zyrtarët e shërbimit të Përgjithshme nga Shkupi gjatë fundjavës realizuan kontrolle intensive për parkim në gjelbërim në Vodno, duke shqiptuar 54 gjoba parkimi (8 të shtunën dhe 46 të dielën), njofton Portalb.mk.

“Falë këtyre kontrolleve të intensifikuara të shërbimeve komunale të qytetit këtë fundjavë, u shmangën bllokimet e trafikut, autobusët falas ishin të plotë, ndërsa vizitorët kishin kushte optimale për rekreacion.

Transportin falas me autobus këtë fundjavë e shfrytëzuan mbi 4000 pasagjerë në tre linjat e autobusëve falas që bëjnë 29 turne çdo ditë deri në Vodno të mesme. Parkingun në Vodno, sipas numrit të SMS mesazheve të dërguara, këtë i fundjavë a kanë përdorur 332 automjete.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar rekreacion të sigurt për këmbësorët dhe çiklistët në ditët ka më së shumti vizitorë dhe për të parandaluar bllokimin e trafikut gjatë fundjavës, Qyteti i Shkupit ka aplikuar shërbim falas të autobusëve gjatë fundjavave dhe festave, ndërsa në parkingjet e Mesme ka filluar të aplikohet sisitemi i parkimit zonal. Në vendet e parkimit janë shënuar sinjale përkatëse horizontale e vertikale mjaftueshëm tabela informative .Parkimi është falas për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për autobusët turistikë.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në parkingjet e shënuara”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button