Kanë nisur seancat për ekstradimin ose jo të Assanges

Në një gjykatë në Londër nisën të hënën seancat dëgjimore për ekstradimin ose jo të themeluesit të ueb-faqes WikiLeaks, Jualian Assange, në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane e kërkojnë atë për 18 akuza, përfshirë spiunimin.

Assange u paraqit para gjykatës Woolwich Crown, dhjetë muaj pasi u nxor nga Ambasada e Ekuadorit, ku u strehua për shtatë vjet, transmeton REL.

Avokatët dhe mbështetësit e kundërshtojnë transferimin e tij në SHBA, ku thonë se nuk do të përballet me gjykim të drejtë.

Akuzat lidhen me një rast të vitit 2010, kur WikiLeaks ka publikuar një sërë dokumentesh të klasifikuara të ushtrisë amerikane.

James Lewis, avokat që e përfaqëson SHBA-në në seanca dëgjimore, tha se Assange ka bërë komplote për të pirateruar kompjuterët e Pentagonit dhe e akzoi atë për shpërndarje të materialeve të paredaktuara, që e kanë vënë në rrezik jetën e burimeve.

Komisionarja për të drejta të njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, i kërkoi Britanisë të mos e ekstradojë Assangen, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button