RMV, në mesnatë shtrenjtohen karburantet

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për një litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRE).

Me vendim të KRE-së kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,46 për qind.

Çmimi i ri i benzinës me pakicë EUROSUPER BS-95 do të arrijë 67 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69 denarë. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 58,8 denarë për një litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për një litër dhe do të jetë 47,5 denaër.

Me vendim të KRE-së për 0.425 denarë për kilogramë rritet edhe në shitjet me pakicë të mazutit të derivateve të naftës nga KRE-ja i theksojnë për 0,8 për qind kursi më i lartë i dollarit në krahasim me denarin në shtatë ditët e kaluara dhe rritjen e çmimeve referente të dizelit dhe të benzinës për 1.41 gjegjësisht për 2,68 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button