Tragjedia në Rramanli, sot ditë zie në Kumanovë

Komuna e Kumanovës sot është në zi për shkak të ngjarjes tragjike në fshatin Rramanli ku pas shpërthimit të një bombole në një shtëpi, humbën jetën fillimisht 3 fëmijë, pastaj një 58 vjeçar, ndërkaq 7 të tjerë u lënduan, prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Në nderë të viktimave, flamujt janë ulur në gjysmështizë, janë anuluar ngjarjet sportive, kulturore dhe argëtuese.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dje apeloi deri tek organet shtetërore që ta konfirmojnë gjendjen faktike dhe të publikojnë detaje.

“Më së paku që mund të bëjmë është që të shpallim ditë zie në Kumanovën multikulturore e cila u përket të gjithëve. Dëshiroj që ta shprehë qëllimin e Komunës dhe qytetarëve, pasi që në këto momente jemi të gjithë bashkë pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, apo politike. Jemi në disponim që të ndihmojmë institucionalisht dhe jashtëinstitucionalisht, që nëse është e mundshme të zbutet dhimbja e anëtarëve të familjes dhe të gjithë kumanovarëve”, tha Dimitrievski.

Një pjesë e këshilltarëve kërkuan kontrollim më të rreptë inspektues për prodhuesit dhe shitësit e bombolave të gazit.

Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e dy grave (35 dhe 50 vjeçare) të lënduara në shpërthimin e djeshëm të bombolës së gazit në Rramanli, po luftojnë për jetë.

Të njëjtat kanë pësuar kanë më shumë se 80% të djegura. Janë të kyçur në aparate. Pacienti i tretë ka djegie rreth 40%”.

Deri më tani, kanë ndërruar jetë 4 persona, gjegjësisht 3 fëmijë 8, 9 dhe 11-vjeç dhe një 58-vjeçar.

Jozyrtarisht, aksidenti ka ndodhur derisa dy vajzat kanë ardhur mysafir te prindërit.

Nga Njësiti Antizjarr thanë se thirrjen e kanë marrë në ora 10:10, dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me një automjet dhe katër zjarrfikës.

“Arsyeja e zjarrit është eksplozivi nga bombola e gazit. Familjarët dhe fqinjët i kanë nxjerrë nga shtëpia të lënduarit, pas së cilës ne pas 1 ore e kemi fikur zjarrin”, thonë Zjarrfikësit.

Nga MPB kumtuan se rreth orës 10 në Kumanovë – fshati Rramanli, në shtëpinë në pronësi të Sh.A., nga shpërthimi i bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në të cilën tre persona kanë humbur jetën, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Më vonë, nga lëndimet e marra ndërroi jetë personi i katërt.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button