Parandalimi i coronavirusit, 10 rregulla që duhen ndjekur

Në një kohë kur, Italia është në alarm nga rreziku i përhapjes së coronavirusit, pasi janë shënuar dy viktimat e para, Ministria e Shëndetësisë e vendit tonë duke theksuar faktin se deri tani nuk ka asnjë person të infektuar, u bën apel qytetarëve që të marrin masa parandaluese në rast rreziku, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Coronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej Coronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që Coronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, coronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

  • pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
  • kontakteve personale të drejtpërdrejta
  • duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
  • në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.

Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar. Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.

10 rregulla për t’u ndjekur:

1 Lani shpesh duart

2 Mos prekni me duar sytë, hundën dhe gojën

3 Mbuloji gojën dhe hundën kur teshtini

4 Shmangni kontaktin e afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute

5 Mos merrni antibiotikë, përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku

6 Pastroni sipërfaqet me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli

7 Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë ose ndihmoni njerëz të sëmurë

8 Produktet Made in China ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme

9 Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin e ri

10 Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button