Coronavirus prek dhe futbollin, shtyhen ndeshjet e Seria A

Coronavirus ka prekur dhe botën e futbollit. Përhapja e menjëhershme në Itali ka shtyrë federatën italiane që të marrë masa të menjëhershme, për të shtyrë katër ndeshje të javës së 25-të të Serie A. Atalanta-Sasuolo, Torino-Parma, Verona-Kaljari dhe Inter-Sampdoria do të zhvillohen në një datë tjetër, që do të përcaktohet në ditët e ardhshme, shkruan Euronews.

Federata Italiane ka kërkuar që të parandalojë çdo rrezik të mundshëm për përhapjen e virusit, i cili ka krijuar shumë panik jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën. Të gjitha aktivitetet publike janë ndaluar deri në një njoftim të dytë, teksa rreziku është mjaft i madh që në aktivitetet sportive virusi të shpërndahet në mënyrë masive dhe të shpejtë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me futbollin në Itali, pasi rreziku ekziston që të pezullohen dhe ndeshje të tjera në javët në vazhdim, nëse nuk do të stabilizohet situata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button