BDI: Kemi filluar me verifikimin e kandidatëve për deputetë

Veting për deputetët e ardhshëm, ministra, zv/ministra, drejtorë dhe funksionarët tjerë shtetërorë paralajmëruan nga selia e partisë BDI. Sipas tyre verifikimi i kandidatëve në këtë fazë është mekanizmi i vetëm përmes të cilit mund të zgjidhen kandidatët më të mirë.

Zv/kryeministri Bujar Osmani sot paralajmëroi se partia e tij, BDI, ka realizuar veting të brendshëm dhe sipas të cilit dhjetëra aplikacione për anëtarësim në BDI janë refuzuar, sepse nuk i kanë plotësuar kushtet, njofton Klan Kosova.

Verifikimi sipas Osmanit do të thotë përputhje me vlerat e partisë, dhe kjo do të thotë që kandidatët para se gjithash të kenë integritet personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button