Nga uikendi i ardhshëm në Parkun e Qytetit të Shkupit shitës vetëm me leje

Qyteti i Shkupit paralajmëron se nga  uikendi i ardhshëm vendos rend për lokacionet dhe sipërfaqen  në të cilën  do të mund të punojnë  shitësit mobil,  pas reagimeve të vizitorëve se uzurpohen shtigjet në pjesën e vjetër të parkut të qytetit me grumbullimin e rimorkiove.

Thirrja publike për shfaqje të interesimit për shfrytëzim të lokacioneve për vendosje të pajisjes urbane në parkun e qytetit ka përfunduar, ndërsa, siç citojnë nga qyteti i Shkupit, gjatë javës së ardhshme do të zgjidhen shitësit mobil.

Sipas kushteve në thirrjen publike, shitësit e interesuar kanë aplikuar për vendosje të pajisjes urbane  në 21 lokacione  me sipërfaqe maksimale të barabartë në të dy pjesët e parkut të qytetit.

Shitësit mobil të zgjedhur do të marin leje për shfrytëzim të lokacionit të shënuar nga 1 marsi, pa mundësi për tërheqje nga sipërfaqja e konfirmuar e lokacionit.

Çdo shitës do të duhet të kujdeset për pastërtinë e sipërfaqes  në lokacionin e marrë. Me lejet për lokacionet do të zgjidhet kaosi  me grumbullimin e shumë shitësve në një vend në parkun e qytetit, në llogari të hapësirës së lirë për lëvizje të vizitorëve, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Paraqitja e objekteve mobile dhe aparateve, shtohet në kumtesë, nuk do ta prishë ambientin  e parkut të qytetit dhe nuk do të ketë  ndikime ekologjike negative  ndaj rrethinës (obligohet shfrytëzimi i agregatit  për mbushje me energji elektrike, me zhurmë të ulët, cilësi të lartë me certifikatë për emision të ulët të gazrave të dëmshëm, ndërsa jo agregat industrial).

“Më e rëndësishme  është që pronarët  obligohen mbeturinat  t’i hedhin në korpa të veçanta  për mbeturina,  ndërsa jo në korpat që janë të vendosura  në park,  me çka do të përmirësohet higjiena në park. Gjithashtu, me lejet  do të regullohet  koha e punës dhe dorëzimi i mallit, ndërsa shitësit mobil nuk do të mund të përdorin  sisteme për lëshim të muzikës dhe ngjashëm”, shtohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button