Ka eksploduar një bombole gazi në Kumanovë: 4 persona kanë humbur jetën, 6 të tjerë janë lënduar

3 fëmijë dhe një 60 vjeçar kanë humbur jetë, ndërkaq 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime të rënda në fshatin Rramanli të Kumanovës. Fatkeqësia ka ndodhur sot në mëngjes në ora 10:00 më dhomën e ndejës, njofton Portalb.mk.

Jozyrtarisht, aksidenti ka ndodhur derisa dy vajzat kanë ardhur mysafir te prindërit.

Nga Njësiti Antizjarr thonë se thirrjen e kanë marrë në ora 10:10, dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me një automjet dhe katër zjarrfikës.

“Arsyeja e zjarrit është eksplozivi nga bombola e gazit. Familjarët dhe fqinjët i kanë nxjerrë nga shtëpia të lënduarit, pas së cilës ne pas 1 ore e kemi fikur zjarrin”, thonë Zjarrfikësit.

Nga MPB kumtuan se sot rreth orës 10 në Kumanovë – fshati Rramanli, në shtëpinë në pronësi të Sh.A., nga shpërthimi i bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në të cilën tre persona kanë humbur jetën, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Është njoftuar prokurori publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë, të njëjtët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button