Janë shtyrë 3 ndeshje të Serie A të Italisë për shkak të koronavirusit

Për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) janë shtyrë 3 ndeshje të cilat ishin planifikuar të luheshin sot në Ligën e parë të futbollit (Serie A) të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Hellas Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria, të cilat ishin planifikuar për t’u luajtur sot, janë shtyrë për një datë tjetër pas pezullimit të të gjitha aktiviteteve që do të zhilloheshin sot në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Drejtori i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli në një konferencë për media tha se deri më tani epidemia Covid-19 në Itali është regjistruar tek 79 persona, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që 1 person në Romë është shëruar dhe se është pozitive situata për 76 të tjerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button