“Nga Selaniku në Zagreb” – nisma greke për të ardhme të përbashkët të vendeve ballkanike dhe Evropës

Në suaza të nismave greke për promovim të perspektivës së BE-së në rajon, nesër në Selanik do të mbahet konferencë  në nivel të lartë të quajtur “Nga Selaniku në Zagreb”, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri  Nikolla Dimitrov, konferencë e cila sipas burimeve diplomatike greke, së bashku me kryesimin kroat dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, synon t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të “dëgjohen” në vigjilje të Samitit të majit në Zagreb, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas burimeve të njëjta, diplomacia greke synon,  përmes konferencës  ta bëjë të qartë se perspektiva aevropiane e këtyre vendeve është prioritet, jo vetëm për to, por edhe për shtetet tjera ballkanike të cilat tashmë janë anëtare të BE-së.

Në konferencë,  përveç nikoqirit, shefit të diplomacisë greke, Nikos Dedias, do të marrë pjesë edhe ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kroacisë, Italisë,Malit të Zi,  Serbisë, Sllovenisë, Kosovës, kryerësi  i detyrës të MPJ-së  Shqipëri, zëvendësi i MPJ-së të Bosnja e Hercegovinës, sekretarët e përgjithshëm kompetent për çështje evropiane dhe rajonale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë,  si dhe sekretarja e përgjithshme e shërbimit evropian për aktivitete të jashtme, Hellga Shmid dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm për zgjerim dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian.

Me nismën konkrete, Greqia, sipas burimeve diplomatike, synon ta theksojë vlerën shtesë të zgjerimit të BE-së,  si në sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit, ashtu edhe në vazhdimin konzistent dhe të pandërrprerë të përpjekjeve reformuese që i  bëjnë vendet e rajonit.

Paralelisht, burimet e njëjta shtojnë se duke i marrë parasysh propozimet e mëparshme të Komisionit Evropian për ndryshim të metodologjisë për zgjerim të BE-së, konferenca është mundësi e shkëlqyer për të gjitha shtetet ballkanike, pa dallim nëse janë anëtare të BE-së ose jo, të shprehen në mënyra të përbashkëta, duke e konfirmuar përpjekjen e tyre për ngritjen evropiane.

Konferenca do të fillojë nesër në mëngjes në Selanik, ndërsa do të përfundojë me pres konferencën në të cilën do të flasin shefi i diplomacisë greke, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, duke e marrë parasysh atë se vendi është kryesues me BE-në, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.

Burimet diplomatike nga Athina, brifojnë se në konferencën do të ketë dy sesione e para me temën  “Advancing the European Integration of the Western Balkans: Current challenges and Perspectives dhe e dyta “The Western Balkans in Europe: The way ahead”, që në tërësi do të jetë drekë pune.

Për vlerën e konferencës së nesërme në Selanik dhe për atë se sa mund të kontribuojë në përpërshpejtimin e  perspektivës evropiane të Shkupit dhe Tiranës, korrespondentja e MIA-s nga Athina, kërkoi përgjigje nga zëvendësministri nën kryeministrin dhe zëdhënës i qeverisë greke Stelios Pecas, në brifingun e regullt me gazetarët, të mbajtur  të mërkurën.

“Mendoj se është edhe një forum, edhe një vegël që të mund ta zhvillojmë politikën tonë që gjithmonë e mbështet perspektiva evropiane të Ballkanit Perëndimor. Është shumë pozitive ajo që vjen në kushte kur supozohet se ana franceze,  e cila kishte kundërshtime të rëndësishme në këtë temë, tani është më e hapur për kompromis. Gjithmonë jemi me dozë të rezervave, por jemi  pak më shumë optimistë”, tha Pecas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button