Nga tërmeti në kufirin Turqi-Iran, humbën jetën 8 persona

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, lidhur me tërmetin që ndodhi pranë kufirit Turqi-Iran tha se kanë humbur jetën 8 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Koca tha se tërmeti 5.9 ballë në Iran ka shkaktuar dëme edhe në rajonin Başkale të qytetit Van në Turqi, ku si pasojë kanë humbur jetën 8 persona, janë plagosur 21 të tjerë prej të cilëve 8 në gjendje kritike, ndërkohë që të tjerët nuk janë në rrezik për jetën.

“Menjëherë pas tërmetit, në rajon janë dërguar 25 ambulanca, 1 helikopter ambulancë dhe 13 ekipe të UMKE”, tha Koca.

Ai shprehu mëshirën e Allahut për personat që kanë humbur jetën dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button