U mbajt edicioni i nëntë i Konferencës për aktivizëm shoqëror ENGAGE

Sot, në ambientet e QKR në organizim të Radio MOF dhe MOF u mbajt edicioni i nëntë i Konferencës për aktivizëm shoqëror ENGAGE. Vitin e nëntë me radhë, ENGAGE siguron platformë për tubim të aktivistëve nga Maqedonia dhe nga jashtë, individë dhe komunitete që luftojnë për ndryshime shoqërore, njofton Portalb.mk.

Konferencën e hapi Sara Mardini me historinë e saj për rrugëtimin e saj si refugjate gjatë luftës siriane dhe angazhimit të saj si një aktiviste për të drejtat e njeriut. Duhet patjetër të jemi të zëshëm për ata të cilët nuk mund të jenë dhe të mendojmë se për kë votojmë, para se ta bëjmë këtë!

Pas saj, Ena Bendevska dhe Kalia Dimitrova nga platforma Medusa, me fjalimin e tyre frymëzues i bënë të pranishmit të mendojë për mbështetjen që duhet ta japim si shoqëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për gratë viktima të dhunës dhe presionin që duhet të bëjmë për të fituar institucionet me përgjegjësi.

Nga dita kur filluam xhirimet e deri më sot mësojmë nga Atixheja. Me qetësinë dhe thjeshtësinë e saj ajo është shumë më e lumtur se ne. Prezantimi im dhe ajo që unë mendoj se duhet të shihet, ju patët mundësinë ta shihni atë për një vit tani, ndau Fejmi Daut nga Toka e mjaltës.

Demokracia, mjedisi jetësor dhe të drejtat e njeriut ishin temat më të diskutuara nga folësit e ENGAGE këtë vit. Alina Aflekajlor i GreenPeace theksoi se si kriza mjedisore duhet të trajtohet si krizë jonë personale, të gjithë jemi bashkë në këtë dhe duhet të jemi me zëshëm në kërkimin e mjedisit të shëndetshëm jetësor, ishte mesazhi që ajo përcolli në fjalimin e saj në ENGAGE.

Në këtë drejtim vazhdoi edhe Kiril Przho Arsovski, duke e shpjeguar lidhjen midis zjarreve të pyjeve dhe ngrohjes globale – xhunglat nuk digjen natyrshëm; zjarret ndodhin për shkak të faktorit njeri për shkak të mbjelljes mango, avokado dhe hipster ushqime të ngjashme.

Katarzina Pruskeviç e ndau përvojën e saj si gazetare e fshehtë që kaloi gjashtë muaj në një fermë të trolleve në Poloni, në mënyrë që të zbulojë procesin e përhapjes së informacioneve të rremë në rrjetet kibernetike. Fillova me dy profile në Twitter e pas tre muajsh u ftova t’i bashkëngjitëm një grupi të trolleve të krahut të djathtë, ndërsa ata nuk e kishin idenë se isha gazetare, sepse profilet e mia në rrjetin social ishin të mbyllura. Ndonjëherë profilet e djathta dhe të majta polemizonin për të krijuar një diskutim të rremë, dhe më pas njerëzit kanë marrë pjesë në mendime të mirëfillta në një diskutim të rremë me trolle.

Deri në fund të konferencës, mbeten fjalimet e: Besian Mehmeti, i cili do të flasë për arkitekturën moderne dhe se si shkollat ​​e së ardhmes krijojnë mundësi të reja për arsim më cilësor, Dan Lahav, për atë se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të forcuar diskursin publik. Goran Kungulovski do të flasë për inxhinierinë e ADN-së, Mihail Vozniak për korrupsionin dhe demokracinë dhe Antonio Mihajlov në Paradën e parë të Krenarisë në vendin tonë. Këtë pjesë mund të transmetohet drejtpërdrejt në facebook faqen e Radio MOF ose në engage.mk.

Për herë të parë këtë vit, ENGAGE organizoi edhe skenë rinore, ENGAGE Youth në të cilën aktivistë dhe inovatorë të rinj shkëmbyen përvoja nga puna e tyre deri më tani. I riu Sasho Jandreski nga Prilepi prezantoi shiringën që ai shpiku për të ndihmuar punonjësve shëndetësorë të mbrohen nga hepatiti B dhe C. Aktivistja e re Rita Behadini mbajti një fjalim frymëzues në të cilin u tha të rinjve se kushdo mund të bëjë ndryshime. Ivan Mickov nga kulinari.mk foli në skenën e të rinjve ENGAGE pasi u kthye me medalje bronzi dhe argjendi nga një konkurs gatimi. Në këtë skenën folën edhe anëtarët e ekipit Adrometa – platformë ku të rinjtë ndajnë përvoja për dhunën e bashkëmoshatarëve dhe Qendra e karrierës në gjimnazin Korçagin në Shkup, të cilët e ndanë përvojën e tyre për organizimin e ngjarjes  Iluministja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button