RMV, KSHZ do t’i sanksionojë partitë të cilat do të zhvillojnë fushatë të zezë

KSHZ nuk do të lejojë fushata zgjedhore të bëhet e ndyrë. Ato parti të cilat nuk do të veprojnë me përgjegjësi do të sanksionohen në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Do të monitorohen të gjitha tubimet dhe paraqitjet publike, do të konstatohet keqpërdorim i mjeteve buxhetore. Në eliminimin e fushatës së zezë do të inkuadrohet edhe Komisioni për parandalim të korrupsionit dhe Enti shtetëror për auditim, njofton Telma, transmeton Portalb.mk.

Do të ketë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor që ta nënshkruajnë kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Paralajmërimi për fushatë të ndyrë u aktualizua këto ditë pasi kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi që pret kjo të jetë një nga fushatat më të zeza në historinë e shtetit. LSDM e akuzoi VMRO-DPMNE-në për lajme të rreme dhe propagandë mediatike. Partia opozitare u përgjigj që nuk respektohet Qeveria e Përzhinës dhe që ka indikacione për korrupsion. Kanë kërkuar na OSBE-ja monitorim më të madh parazgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme do të jenë edhe test për vendim për fillim të negociatave me BE-në. Vetëm nëpërmjet fushatës pozitive do të hapen portat e Bashkimit Evropian. Çdo retorikë që shkon në drejtim të gabuar do të jetë në dëm të qytetarëve, kanë porositur në disa raste përfaqësuesit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button