Kalkulime parazgjedhore:Thaçi refuzon dialog me LSDM dhe VMRO-DPMNE, Mickoski do t’i pret zgjedhjet

Taktizimi parazgjedhor për koalicione të mundshme ka vazhduar edhe sot, por pa epilog të qartë. E kundërta e pritjeve, lideri i PDSH-së, Thaçi ka refuzuar çfarë do bisede për koalicion me LSDM-në, pore dhe me VMRO-DPMNE-në, njofton Kanal 5, transmeton Portalb.mk.

Koalicionet ndërmjet partive politike nga blloku maqedonas dhe shqiptar edhe më tutje mbesin të pasigurta. Për liderin e VMRO-DPMNE–së është ende herët të flitet me cilën nga partitë shqiptare do të gjejnë gjuhë të përbashkët pas zgjedhjeve. Mickoski thotë – së pari zgjedhje, pastaj matematika për koalicion. Nuk përjashton asnjë nga partitë për partnerë të mundshëm, por konsideron që së pari duhet të shqyrtojnë çka ofrojnë në programet zgjedhore, e pastaj do të negociojnë për bashkëpunim.

Pas zyrtarizmit të koalicionit ndërmjet Selës dhe Gashit dhe paralajmërimeve jozyrtare që BESA dhe PDSH do t’i bashkëngjiten në koalicion LSDM-së, u prononcua lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili thotë që për momentin është në negociata vetëm me RDK-në e Vesel Memedit dhe nuk pret bashkëpunim as me Zaevin, as me Mickoskin.

Ndërsa BDI pavarësisht spekulimeve që LSDM do t’ua kthen shpinën për shkak të partive tjera, konsiderojnë që janë pa konkurrencë në bllokun shqiptar.

Kush me cilin do të futet në garë parazgjedhore do të dihet më së voni deri më 12 mars, kur partitë politike do të duhet t’i parashtrojnë listat e kandidatëve në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve. Për momentin organet partiake zgjedhin anëtarë të shtabet zgjedhore, bëjnë analiza të brendshme partiake për kandidatët e ardhshëm për deputetë, kurse mbajnë edhe takime me qytetarë para fushatës zgjedhore që do të fillojë më 23 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button