“Nezavisne novine”: Italianët e kanë kapur kokainën dhe kanë lëshuar dërgesë të rrejshme në RMV për ndjekje

Kokainë në sasi prej 1.128 kilogramë ka qenë e kapur në Itali, kurse dërgesë e rrejshme prej rreth një kilogram drogë është vulosur me sistem për të ndjekur për kë është dedikuar sasi aq e madhe e drogës, shkruan Nezavisne, transmeton Portalb.mk.

Kokaina me vlerë prej rreth 50 milionë euro, është dashur të përfundojë në Maqedoninë e Veriut, por pjesa më e madhe në BeH, publikoi gazeta e Bosnjës „Nezavisne novine “.

Sipas informatave që ka kjo media, droga e paketuar në disa kontejnerë ka qenë e kapur në port në Itali. Policia italiane nga kontejnerët ka nxjerr 970 pako kokainë të cilat së bashku kanë peshuar 1.128 kilogramë (1,2 tonelata). Kur e kanë zbuluar, Italianët e kanë sekuestruar drogën dhe kanë lëshuar dërgesë të rrejshme në të cilën kanë futur vetëm një kilogram drogë të paketuar me sistem për ndjekje.

Siç shkruan „Nezavisne novine“, dërgesa më tutje ka vazhduar nëpër rutën e planifikuar, ka ardhur deri në Bar, Mal të Zi, ku për t’i marrë pakot kanë ardhur gjithsej gjashtë maune, katër nga Maqedonia e Veriut, dy nga BeH. Maunet i kanë marrë kontejnerët dhe janë nisur mbrapa duke mos ditur që në realitet janë duke transportuar vetëm një kilogram kokainë të cilën e ndjekin.

Agjencia shtetërore për hetime dhe mbrojtje në BeH, ka konfirmuar që ka marrë pjesë në aksionin ndërkombëtar dhe që ka arrestuar gjithsej dy persona.

Ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev në pres-konferencën ka thënë që tek ne është konfiskuar një kilogram dhe që sasia tjetër është në vend tjetër, por nuk tregoi në cilin, siç ka thënë, në interes të hetimit.

Për aksionin ka thënë që është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor për ndërprerje të kanalit ndërkombëtar për kontrabandë me drogë nga Kolumbia.

Para kapjes është realizuar aksion që ka zgjatur nga 17 deri 19 shkurt në të cilin kanë qenë të inkuadruara MPB-ja, Dogana dhe Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Në vendin tonë kokaina ka hyrë nëpër kalimin kufitar “Qafë Thane”, në maune e cila ka transportuar banane. Maunen e ka drejtuar shtetas i Malit të Zi. Aksioni ka përfunduar kur kamioni me banane ka arritur në magazinën e firmës “Baneks kompani” SHPKPV në Krushopek, e cila sipas Çulev ka qenë destinacioni përfundimtar. Në suaza të aksionit, MPB e ka arrestuar pronarin e firmës, shoferin e kamionit, të birin e pronarit dhe një pjesë nga të punësuarit.

Zëvendës-ministreja shtesë në MPB, Sllavjanka Petrovska, dje e ka thirrur Çulev për zbulim të aksionit.

Në pjesëmarrjen e saj të djeshme në emisionin „360 степени“, ajo ka thënë që ministri ka qenë i paralajmëruar nga autoritetet italiane që dhënia e informatave në publik për aksionin që është në rrjedhë është jashtëzakonisht e papërshtatshme.

“Me dhënie të informatave paraprakisht dhe njoftim që bëhet fjalë për aksion të madh nga ana e ministrit Çulev, janë informuar edhe struktura që nuk duhet të jenë të informuara në atë moment që në vendin tonë është duke u zhvilluar aksion”, thotë Petrovska.

Sipas saj, pasojat më të mëdha për aksionin ka pasur në Bosnje e Hercegovinë, ku njëjtë sikur këtu, është ndjekur dhe kontrolluar dërgesë kokaine. “Dhe në fund, pasi aksioni është zbuluar, nuk është arritur efekti i dëshiruar përkatësisht ajo që autoritetet italiane kanë pritur që do të ndodh”, thotë zëvendës-ministri shtesë në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button