Adam Levine lë “Maroon 5” për bendin “Pearl Jam”

Adam Levine, frontmeni i pashëm i bendit “Maroon 5”, ka shprehur dëshirën e tij për të shkuar në turne me grupin e tij të preferuar.

“Nëse Pearl Jam ka nevojë për zëvendësues të bateristit Matt Cameron, gjersa është në turne me Soundgarden, me kënaqësi do të paraqitesha për këtë detyrë. Ushtroj për të luajtur në albumet tyre që nga mosha njëmbëdhjetëvjeçare. Jam i gatshëm”, shkroi Levine në profilin e tij në Twitter.

“Jam serioz, tmerrësisht serioz”, tha Levine, por ende nuk e dimë se me sa seriozitet e kanë marrë edhe Eddie Vedder si dhe anëtarët e tjerë të bendit kult.

Së fundi Adam së bashku me bendin e tij, “Maroon 5” ka performuar në “Saturday Night Live”, ku kanë kënduar hitin e tyre të fundit, “One More Night”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button