Alimi: Jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë

Futbollistët e Shkëndijës e kanë lënë pas suksesin në Strumicë kundër Akademia Pandevit, pasi tashmë i gjithë fokusi është kthyer ka sfida e radhës, të dielën, me Sileksin, në Kratovë. Starti i gjysmësezonit pranveror me tri pikë në një transfertë të vështirë gjithsesi se ngre motivin në skuadër dhe ekipi me atmosferë shumë pozitive dhe vetëbesim të shtuar shikon duelin e ardhshëm, transmeton SS.

“Për ne ishte shumë me rëndësi të startonim me fitore, pasi ashtu bëmë hapin e parë në synimin e ndërtimit të një serie pozitive. Ndeshjet e para gjithmonë janë problematike, gjërat shkuan keq kur ne pamë veten në disavantazh, mirëpo në vazhdim sollëm reagimin e duhur dhe menaxhuam situatën për të fituar tre pikë”, shprehet mesfushori Armend Alimi, autor i golit të barazimit të dielën e shkuar, në Strumicë, që hapi rrugën drejt suksesit.

“Fitorja me Akademia Pandevin do të fitojë në vlerë nëse të dielën dalim me tri pikë nga dueli me Sileksin. Jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë, skuadra nga Kratova zhvillon sezon shumë pozitiv dhe kishin start të mirë të gjysmësezonit pranveror, që i hap oreksin, por unë besoj fuqishëm se nëse ne jemi në nivel të detyrës, atëherë nga Kratova  do të kthehemi me tri pikë”, përfundoi Alimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button