U mbyllën shkollat në Itali, 16 të prekur nga koronavirusi në Lombardi

Alarmi i përhapjes së koronavirusit ka përfshirë dy rajone të rëndësishme italiane Lombardi e Veneto duke detyruar mbylljen e shkollave në 11 komuna, transmeton OraNews.

Ka shkuar në 16 numri i personave të prekur me koronavirus në territoret e rajoneve Lombardi e Veneto në Itali.

Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë të cilët rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus.

Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është mjaft kritike.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.

Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button