Tradita e çajit në Vushtrri (VIDEO)

Në rrugicat e ngushta, në rrugën me kalldrëm, te parku, te Komuna e në shumë lokacione të tjera, ndodhen çajtore të mbushura plot me njerëz.

Banorët e kësaj ane thonë se edhe shoqëria me të tjerët e bën më të këndshëm çajin që konsumohet.

E kur vjen pasditja, përveç bisedave të ndryshme, ata thonë se preferojnë edhe lojën me gurë.

Kjo sigurisht bëhet duke pirë çaj, që tashmë karakterizon banorët e Vushtrrisë.

Shërbimi me çaj fillon ende pa zbardhur dita. E ai që e hap çajtoren në orën 4:30 të mëngjesit është Nebih Gërxhaliu.

Ai thotë se ka më shumë se 14 vjet që ofron çaj dhe jo vetëm për banorët e Vushtrrisë.

Sipas Gërxhaliut, çajtorja e tij frekuentohet nga të gjithë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë.

Sipas Nebihut, Komuna e Vushtrrisë ka një traditë më të veçantë me çaj në krahasim me komunat e tjera.

E çajtoren e tij ai e mban të hapur deri në orën 23:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button