U ndalua përdorimi i telefonit celular në shkollë

Një nga sfidat në arsimin fillor dhe të mesëm vitet e fundit është shpërqendrimi i nxënësve gjatë orëve mësimore, që vjen edhe për shkak përdorimit të telefonave celular, transmeton Portalb.mk.

Udhëheqësit e shkollës fillore “Aleksandër Makedonski” bashkë me udhëheqësit e prindërve vendosën që të ndalohet përdorimi I telefonave celulare gjatë orëve mësimore.

“Mësimi pa telefona celularë do të mundësojë të ngritët niveli i procesit arsimor. I nxisim edhe shkollat tjera të komunës të aplikojnë këtë praktikë”, deklarojnë nga Komuna e Aerodromit.

Si zgjidhje planifikohet ndërtimi i inventarëve të tillë ku nxënësit do të vendosin telefonat gjatë orës mësimore.

Më herët, u vendos që gjatë procesit mësimor në shkollat fillore të Komunës së Gjorçe Petrovit, të mos lejohet më përdorimi i celularëve.

LEXO: Arsimtarët dhe nxënësit nuk do të mund të përdorin celularin, vendosi komuna

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button