RMV, është propozuar projekt që synon zgjidhjen e problemit me mbeturinat

Projekt që do të zgjidhte përfundimisht problemin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është propozuar në Qeveri si dhe në qeverisjet lokale. Përfaqësuesi i korporatës ITS, që pretendon ta realizojë projektin, tha se në qoftë se miratohet i njëjti, për dy vite RMV-ja nuk do të ketë probleme të ambientit jetësor, të njëjtën e pohoi edhe eko-aktivisti Toni Nikusevski, njofton Portalb.mk.

Shumë qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut problem dekadash i kanë deponitë, një numër i madh i tyre janë deponi të egra të cilat çdo ditë e më shumë ua prishin kualitetin e jetës së qytetarëve të cilët jetojnë përreth këtyre deponive.

Ka pasur disa tentativa të pasuksesshme nga kompetentët për zgjidhjen e këtij problemi, pikërisht për këtë arsye, Osmani, nga korporata “ITS” kanë realizuar një analizë të detajuar të tokës dhe të ajrit, të reshjeve dhe të gjitha komponentëve tjera të nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike.

“Me këtë studim bërë një punë që ua garantoj se do ta zgjidhte problemin e mbetjeve urbane, të mos themi zgjidhje totale ekologjike por pjesa që neve na brengos dhe na bën problem në jetën e përditshme do të ishte e zgjidhur në total, për gjithë regjionet, posaçërisht për regjionin planor të pollogut. Zgjidhje ka, mjafton të ketë vullnet edhe të pushtetit lokal edhe qendror, dhe këtë ne mund ta argumentojmë se për një periudhë 1 vjeçare mund ta ndryshojmë komplet fotografinë me mbetjet urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut” tha Sejfulla Osmani nga korporata shqiptaro-holandeze, “ITS”.

Sejfulla Osmani, nga korporata "ITS".
Sejfulla Osmani, nga korporata “ITS”.

Ai tha se deri në këtë moment ka realizuar tre takime me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe disa kryetarëve të komunave, duke shtuar se ka hasur në një injorim nga Komuna e Tetovës, të cilët sipas tij, ndoshta edhe e kanë hedhur projektin.

“Ne kemi dorëzuar projekt konkret edhe në Qeveri tek zv kryeministri Angjushev, me autorizuesit tone, dhe e kemi arsyetuar të njëjtën si zgjidhje edhe për Tetovën me deponinë rusino, por edhe si zgjidhje për problemet  tjera ekologjike, që kanë të bëjnë me mbetjet urbane. Deri në këtë moment me përfaqësues të Qeverisë kemi realizuar 3 takime, jemi takuar edhe me kryetarin e Komunës së Gostivarit mirëpo kemi hasur një injorim nga Komuna e Tetovës, të cilët ndoshta edhe e kanë hedhur projektin” theksoi Sejfulla Osmani.

Në mes të tjerash, propozuesi i këtij projekti garantoi se në një periudhe një vjeçare mund të ndryshohet komplet fotografia me mbetjet urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai tha se korporata e tij ka realizuar analizë edhe për 3 rajonet tjera që janë në Maqedoninë veriore dhe jugperëndimore.

Eko-Aktivsti, Toni Nikushevski sqaroi të mirat që mund qytetarët ti fitojnë në qoftë se arrin të miratohet ky projekt, ai shtoi se këtë formë të zgjidhjes së kësaj problematike e kanë përdorur shumë shtete të Bashkimit Evropian.

“E para është se do të shpëtojmë nga mbeturinat, dhe se mbeturinat më nuk do të jenë një nga tre problemet më të mëdha për ambientin jetësor në këtë shtet, nga këto mbetje do të mund të fitojmë resurse të ndryshme, respektivisht nga ata të riciklueshme, do të fitojmë diçka edhe nga ana a energjisë elektrike. Nga ky projekt shteti mund të ketë edhe benefit ekonomik. Andaj për këtë arsye kemi nevojë për kësisoj zgjidhjesh që në një formë do të sjellin vetëm të mira për këtë shtet. Bëhet fjalë për një projekt identik me ato të Bashkimit Evropian” tha Toni Nikusevski.

Ndryshe, projekti në total kap shumën prej 110 milion euro dhe planifikohet të realizohet në tre faza, edhe atë në fazën e parë do të bëhen pikat e grumbullimit dhe selektimit të mbeturinave, në fazën e dytë riciklimi i pjesshëm I mbetjeve dhe deponitë qendrore kurse në fazën e tretpë dhe finale do të bëhet përgatitja e dy ose tre gjeneratorëve në gjithë shtetin, dhe ajo mbetje që nuk është e riciklueshme do të transformohet në energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button