Vetura më ekonomike, 1 litër për 100 kilometra

Nga Audi pohojnë se kanë model të ri autentik të veturës ekonomike. Për projektin e zvogëlimit të shpenzimit të derivateve të naftës për vetura, nga Ingolstadt priten informacione zyrtare.

Shumica mendojnë se bëhet fjalë për automobil me motor prej dy cilindrave disel, tip i cili veç më është parë nga studimet XL1, mirëpo nga Audi pohojnë se kanë zgjedhje të re autentike të Audi-së.

Sipas paralajmërimeve, risia është se vetura do të jetë me çmim të konsiderueshëm dhe se nuk do i mungojnë elementet të cilat e zbukurojnë çdo veturë moderne. Pjesa e jashtme është e inspiruar nga Concept Crosslane Coupe, ndërsa në shitje pritet të del në vitin 2015./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button