Punëtorët kinezë në “Sinohydro” janë vënë nën monitorim dhe ja pa simptoma të koronavirusit

Zharko Karaxhoski nga Instituti i Shëndetit Publik sot informoi se dje në vend kanë mbërritur dy persona nga Kina, të cilët janë punësuar nga kompania kineze “Sinohidro”. Bëhet fjalë për njerëz që tashmë kanë qenë në vetëizolim prej 14 ditësh në Kinë, njofton Portalb.mk.

“Dy personat në aeroport i kanë pritur dy asistentë laboratorikë nga departamenti i virologjisë, me pajisje të plotë mbrojtëse në përputhje me të gjitha kriteret për kryerjen e mbikëqyrjes epidemiologjike. Kemi folur për shëndetin e tyre. Brenda një periudhe prej 14 ditësh, ndërsa kanë qenë në vetë izolim këta persona nuk kanë pas shenja të simptomatologjisë klinike”, tha Karaxhoski.

Sipas protokolleve, të dy personat janë vendosur në dhomë izolimi për 14 ditë nën mbikëqyrjen shëndetësore.

“Të gjithë personat që vijnë nga Kina do të vendosen në një dhomë izolimi dhe do të pajisen me materiale të përshtatshme për analizë mikrobiologjike dhe strisho, për të diagnostikuar praninë e mundshme të koronavirusit dhe do të vendosen nën mbikëqyrje 14-ditore. sipas rregulloreve dhe rregullave ligjore”, ka shtuar Karaxhoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button