BDI kërkon rigjykim për rastet “Alfa”, “Almiri” dhe “Sazdo”

BDI angazhohet për sundimin e të drejtës, e jo të individit. BDI angazhohet për veting të plotë që nënkupton kontroll të dyfishtë të secilit politikan, prokuror dhe gjykatës në shtet për shkak se integriteti i personit udhëheqës dhe i institucionit janë baza për shoqëri të shëndoshë. Prandaj kërkojnë nga institucionet gjyqësore sërish t’i shqyrtojnë rastet e kontestueshme në opinion të cilat fuqishëm e kanë cenuar kredibilitetin e gjyqësorit, duke konstatuar zbatim të drejtësisë selektive e cila e destabilizon shoqërinë, ka thënë sot në pres konferencën Agim Nuhiu nga BDI, njofton Portalb.mk.

“Gjykim i sërishëm në mënyrë transparente, monitorim ndërkombëtar dhe presumim i pafajësisë janë parakushte për kthim të besimit në gjyqësor në rastet sikur “Monstra”, “Sopoti”, “Alfa”, “Almiri”, “Sazdo” dhe shumë tjera. BDI në këtë mandate i shpall luftë drejtësisë selektive dhe korrupsionit”, tha Nuhiu dhe ka shtuar që partia tërësisht ka arritur ta realizojë programin e saj.

Në këtë mandat shumica reformiste parlamentare dhe në veçanti BDI, siç ka thënë, ka arritur t’i realizojë të gjitha planet reformuese, Planin 3-6-9, Planin 18, së bashku me rekomandimet e Pribe-së për t’u plotësuar të gjitha parakushtet e kërkuara nga BE. Përkujtoi që është zgjedhur prokurori publik i shtetit, për gjykatat, për Këshillin gjyqësor, për Këshillin e prokurorëve publik, për luftën kundër korrupsionit… Ka theksuar që edhe vendi jonë meriton datë për negociata për anëtarësim në BE në mars të këtij viti.

Sipas BDI-së, sundimi i ligjit është një parakusht absolut për drejtësi jo selektive, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik. Është koha, siç tha ai, të adresojmë vetingun për të arritur drejtësi jo selektive dhe sundim të ligjit në përgjithësi.

I pyetur për pasaportat e tij, Nuhiu tha se nuk mund të thoshte se kush ishte fajësia. Ai i kërkoi ministrit teknik dhe zv.ministrit të krijojnë, siç tha ai, më shumë mundësi që Ministria e Brendshme të respektojë vlerat institucionale, hierarkinë dhe kolegët tanë për të realizuar dhe përmbushur të gjitha dispozitat ligjore, siç parashikohet në Ligjin për punë të brendshme dhe ligjin për policinë.

“Për të gjitha lëshimet ka korniza ligjore. Të gjithë duhet të jenë të orientuar për të vepruar në të dy pjesët e rregulloreve ligjore – dekretin dhe sanksionin. Nëse konkludojmë se ka lëshime, zyrtarët në Ministrinë e Brendshme me siguri do të mbajnë përgjegjësi”, tha Nuhiu.

I pyetur për partitë shqiptare PDSh dhe BESA që kanë paralajmëruar koalicion me LSDM-në, koalicionin parazgjedhor të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët dhe listat e kandidatëve të BDI-së, Nuhiu tha se për këtë do të përgjigjet shtabi zgjedhor i partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button