4 persona u liruan dhe 14 u dënuan me kusht për rastin 13-vjeçar “Syri i gjarprit”

Vetëm 4 persona u liruan nga akuza dhe 14 të tjerë u dënuan me burg me kusht për rastin “Syri i gjarprit”. Ky është aktgjykimi të cilin sot e shqiptoi gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq në Gjykatën Penale, njofton Portalb.mk.

Pas 13 vitesh në labirintet gjyqësore, të akuzuarit pritën aktgjykim lirues, dhe për këtë thonë se janë të dëshpëruar dhe paralajmëruan se drejtësinë e tyre do ta kërkojnë në Gjykatën për Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Megjithatë fillimisht aktgjykimin fillestar do ta ankimojnë përpara Apelit.

Ndër vite, dy herë Gjykata Penale shqiptoi aktgjykim ndëshkues, por Gjykata e Apelit i shfuqizoi, pas së cilës për herë të tretë filloi gjykimi nga e para.

Arrestimi spektakolar i 72 personave, më njësi speciale të armatosur deri në dhëmbë, filloi më 18 nëntor të vitit 2007 dhe zgjati disa ditë, ndërkaq ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska përpara opinionit theksoi se është realizuar operacioni më i madh, më i gjatë dhe më masiv deri më tani.

Të arrestuarit janë përndjekur se në mënyrë të organizuar kanë formuar shoqëri kriminale e cila nuk ka dhënë llogari fiskale gjatë pagesës së taksave për rrugë, ndërkaq paratë i kanë futur në xhep, pas së cilës, sërish në mënyrë të organizuar i kanë ndarë paratë.

Akuzën për këtë rast e ka shkruar prokurorja, Villma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button