Kinë, bilanci i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 2.238 persona

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2.238 persona, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetit të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni tha se ka 75.465 raste të konfirmuara të koronavirusit, i njohur tani si COVID-19, 11.633 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Më shumë se 18.260 njerëz janë larguar nga spitalet pas shërimit me sukses.

Sipas raporteve të fundit, 889 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Në një deklaratë të hershme, autoritetet shëndetësore kineze theksuan se koronavirusi paraqet më shumë rrezik për të moshuarit, burrat dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet.

Koronavirusi është përhapur në mbi 20 vende tjera, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, vatra e virusit, dhe zona të tjera të prekura në Kinë, duke i vendosur ata nën karantinë dhe monitorim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button