E ç’popull paskemi qenë?!

Përvjetorët janë shkak. Ashtu edhe qindvjetori i pavarësisë shqiptare, është shkak për të shkruar ca fjalë për shqiptarët. Them, disa fjalë, për shkak të kufizimit të hapësirës për t’u përthekuar e gjithë rezistenca, zhurma dhe largpamësia e shqiptarëve dhe e shqiptarisë. Por, edhe nga kufizimi im personal nga subjektiviteti, për shkak të përkatësisë time si shqiptar. Ndaj dhe ndoshta, në vend të “Portret i popullit në njëqindvjetorin”, kjo është, vetëm një përpjekje për pyetjen “Ç’popull paskemi qenë se?!

Njëqind vjet pavarësi dhe shtetësi në vend si Ballkani, ku, shumë shpesh, fqiu për fqiun është ujk, i cili mund që edhe të dëshirojë që t’i ngordhë dhia komshiut edhe kur ai vetë nuk është ujku, i cili do përfitonte nga kjo gjë, është për çdo respekt. Veçanërisht për shqiptarët, të cilët, thuaj se asnjëherë, nuk kishin ndonjë të ngjashëm apo të afërt, për t’u mbështetur në aspiratën e tyre legjitime, si dhe e çdo kombi tjetër, për liri dhe drejtësi. Por, atë që në Ballkan, thuaj se çdokush për çdokënd e ka bërë ndër shekuj, ka kontribuar më së shumti mbi gjykimin botëror për tërë Ballkanin. Gjegjësisht, aq shumë jemi ofenduar, spiunuar dhe kemi bërë kurthe për njëri tjetrin, te të huajt, sa që kjo ka kontribuar që për gjithë gadishullin tonë të shqiptohen fjalë, deri në gjykim, kategorike: “moçali i fundit” (Bizmarku) dhe “bëjmë më tepër histori sesa që mund të konsumojmë” (Çerçili)! Por, historia jonë ishte e shkaktuar nga gjeografia jonë, kurse moçali i mbushur me baltë pikërisht edhe nga ato të huajt. Kjo s’mund të kuptohet nga, të themi, Norvegjia apo Japonia, të cilat nuk kanë pasur gjeografi aq tërheqëse sa t’ju renditen turli të huaj, nga e tërë bota. Por, ja, vetë ne, jemi në masë të madhe fajtorë, për atë që në gjithë botën na thuan: krejt e njëjta gjë janë…?!

Gabimin tonë ballkanik, tani, e përsërisin, së bashku, myslimanë, krishterë dhe hebrenj, në Lindjen e Mesme. Poashtu, tani, për të gjithë ata, e tërë bota, nga Norvegjia e deri në Japoni, thuan: krejt e njëjta gjë, atje të gjithë janë të atillë?!

Por, rrallëkush mëson nga gabimet tona, ndonëse pikërisht ata nga Lindja e Mesme do të duhej ta dinin që Zoti nuk është i padrejtë, dhe se këtu, ku nuk janë lindur madhështi përtej kësaj bote, si që ka qenë rasti tek ata, me Ibrahimin, Musa, Isa dhe Muhamedin, megjithatë, kemi pasur mençuri njerëzore përmes Sokratit, Platonit, Aristotelit ose më në këtë kohë: Tesla, Kërlezha dhe Selimoviq. (Autori i këtyre rreshtave njeh shumë shqiptarë dhe maqedonas për të mundur të veçojë vetëm disa prej tyre.)

Bota dhe Ballkani vlejnë për të shkruar ndonjëherë: “E ç’botë paskemi qenë se?!”, por të kthehemi te historia dhe te shqiptarët. Shqiptarët kanë një emër në histori që, shpesh herë ua vendojnë fëmijëve të tyre: Ilir. Krahas aq shumë hulumtimeve shkencore, gërmimeve, librave dhe relikteve, prapë se prapë, mendoj që fakti se vetëm shqiptarët dhe askush tjetër nuk vendon emra si Ilir, Agron, Teuta dhe Dardan, flet për fijen e pandërprerë të shqiptarëve nga Ilirët, të cilët që prej kohësh e kanë populluar Ballkanin.

Shqiptarët nuk janë popull qiellor, por janë aq tokësor sa që, këndejshëm, janë të lidhur me tokën dhe me vendlindjen. Aq shumë, sa që, edhe njihen edhe si lloj i rrallë i haxhilerëve, të cilët lënë amanet që eshtrat të u varrosen në tokën e tyre, bile edhe nëse ndodhë që të ndërrojnë jetë duke qenë në haxhillëk në Mekë, Jerusalem apo Vatikan!

Ndoshta për shkak të gjeografisë dhe historisë, synimi i shqiptarëve më tepër ka qenë rezistencë sesa aspiratë. Ai karakterizohet, përveç me të qenurit përtokësor, me këmbëngulje (Gungsh = njeri me gungë, nocion në shqip për kokëmëvetësi dhe këmbëngulje, qëndrueshmëri). Tjetër karakteristikë themelore e shqiptarëve është sensi për orientim gjeostrategjik që tradicionalisht është koncept i quajtur: “Shtatë kraljitë”. Kështu shqiptarët kanë çështje kontestuese rreth një konfiskimi të arit nga ana e Britanisë së Madhe, por, asnjëherë nuk para e përmendin këtë gjë. Mbretëresha e Britanisë është njëra nga ata shtatë mbretërit me të cilët shqiptarët asnjëherë nuk do konfrontoheshin.

Kjo ndjesi gjeostrategjike me siguri është një leksion i mësuar nga koha kur shqiptarët kanë luftuar në kundërshtim me trendin global, në kohën e Skënderbeut, për çka edhe kanë dhënë shumë viktima dhe kanë pësuar firë të madhe.

Viktimat që shqiptarët i kanë dhënë përgjatë betejave të tyre të drejtpërdrejta me, para së gjithash, turqit, serbët dhe grekët, janë me dhjetëra mijëra. Kurse, fira, mund të numërohet edhe me qindra mijëra, bile edhe në miliona. Maxhir Mahalla në Shkup, mëhallat arnaute në qytetin më të lashtë, ekzistent, në botë, Damask – Siri, Arbanasi dhe Albena në Bullgari, fshatra të tëra në Sicili dhe Anadoli, Ukrainë, Egjipt, janë vetëm disa pika ku ka ikur fira shqiptare. Maxhir Mahalla ka qenë mëhallë e re (shek. XIX) në perandorinë osmane, e cila është ndërtuar për t’u vendosur aty shqiptarët dhe të tjerët që kanë ardhur nga “Molla e Kuqe” (kufiri mitologjik i ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve, ndokund në Aleksinac, Serbia e tanishme).

Për ta patur parasysh vëllimin e shqiptarëve të larguar nga shqiptaria ia vlen të ceken dy kohanik, emra rrallë të përmendur edhe nga vetë shqiptarët: Ahmed Rami, poeti egjiptas i rinisë (1892-1981) dhe Antonio Gramshi (1891-1937) themeluesi i Partisë Komuniste në Itali, i cili i ka “urryer indiferentët”.

Sigurisht që përveç që nuk janë popull qiellor, shqiptarët nuk janë as popull kozmik, ndaj dhe gjithë rezistencën dhe gjithë shqiptarinë nuk e kanë bërë vetë. Kështu, përveç ndihmës nga shumë kombe, të afërt apo të largët, shqiptarët kanë pasur edhe individë që kanë kontribuar shumë për kulturën dhe historinë shqiptare. Përsëri të përmendim vetëm dy emra të rrallë: Hasan Riza Pasha, kryesori në mbrojtjen e Shkodrës, një arap nga Iraku dhe Sterjo Spasse, maqedonas, i cili e shkroi ndoshta romanin më metafizik në gjithë literaturën shqiptare: “Nga jeta në jetë – Pse?”.

Në marrëdhëniet mes vetes dhe të tjerëve, shqiptarët përpiqen të vendosin një drejtësi të natyrshme, me respektimin, bile edhe deri në shenjti, të principit të besës dhe luftës kundër zullumit (të padrejtës). Kështu shqiptarët, thuaja se në të gjitha gjuhët ballkanike bile edhe në esperanto, e kanë eksportuar fjalën Besa, ndërsa për vete, në proverb, e kanë importuar rregullën e vjetër, biblike dhe kuranore, kundër të padrejtës: çdo gjë këputet kur hollohet, përveç zullumit, i cili këputet kur trashet! Vetëm përmes kësaj mund të kuptohet koncepti shqiptar historik për drejtësi i cili, jo rallë, ka lëvizur mes trekëndëshit të Kanunit, Sheriatit dhe ligjeve shtetërore. Trekëndësh, prej ku shqiptarët e kanë nxjerrë legjitimitetin për institucionin e vetëm me të cilin kanë mundur ta garantojnë drejtësinë e kësaj bote: hakmarrja.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button