Konjufca paralajmëroi fillimin e marrëdhënieve diplomatike me Xhamajkën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka shprehur mirënjohje qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për njohjen e Kosovës.

Xhamajka u bë shteti i fundit që e njohu Kosovën si shtet të pavarur.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express.

“Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona”

Tutje, Konjufca ka shtuar se përmes kanaleve diplomatike, qeveria e Kosovës do të iniciojë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button