Juventusi synon dy sulmuesit

Kampioni i Italisë, Juventusi, është i gatshëm të ndajë rreth 70 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, transmeton Koha.net.

Juventusi synon të forcoj sulmin gjatë verës, ndërsa shpreson të firmos edhe me Mauro Icardin.

Trajneri Maurizio Sarri është i vendosur për transferime të reja dhe Jesus e Icardi janë lojtarët që po synohen, shkruan The Sun të enjten.

Reprezentuesi i Brazilit, Jesus, nuk ka luajtur shumë këtë edicion. Ai ka shënuar nëntë gola në 22 paraqitje në Premier League në edicionin aktual.

Juventusi po përcjell edhe gjendjen e Icardit, lojtarin e Interit të huazuar te PSG-ja. Interi duket se nuk e dëshiron Icardin, ndërsa gjiganti francez, PSG, nuk ka qartësuar nëse planifikon të nënshkruajë kontratë të përhershme me argjentinasin. Kjo jep shpresë për kalimin e tij te Juve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button