Rama “josh” mjekët e rinj: Punoni larg vendbanimit, do paguheni si në Gjermani

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomitit të studentëve të mjekësisë, Kryeministri Rama foli për pagën e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, duke “joshur” të sapodiplomuarit të shkojnë të punojnë larg vendbanimit të tyre, pasi do të marrin veç pagës por dhe shpërblime financiare. Sipas kryeministrit, në fund të muajit, shuma totale e pagës do të jetë po aq sa një mjek apo infermier do të merrte në Gjermani, transmeton OraNews.

Edi Ram: Vendi i punës në shërbimin tonë publik shëndetësor është i garantuar sipas meritës falë portali të mjekëve për Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse sot po të vizitosh qendrat shëndetësore gjen më të mirët që ata dje dolën nga ky universitet.  Po ashtu sepse jo më larg se sot ka pasur një tersi lajmesh e komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëri, dua të vë në pah faktin se ata që dalin sot nga universiteti dhe që duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri, që pranojnë të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, kanë veç pagës dhe një shpërblim, që e bën në fund të muajit të kenë një shumë që do merrnin sikur të punonin në Gjermani. 

Rama shtoi më tej se qeveria po përgatit një tjetër paketë mbështetëse për mjekët dhe infermierët. Sipas tij, jo vetëm pagat e larta, por mjekët dhe infermierët do të trajtohen dhe me banesa.

Edi Rama: Ne po përgatisim dhe disa masa tjera mbështetëse për të rritur mbrojtjen dhe për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut në Shqipëri, nga pikëpmaja e trajtimit financiar dhe trajtimit të tyre me banesë. Studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen se kjo është e pavërtet. Sot studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje. Këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu. Nëse ata të cilët janë të shkëlqyer, kanë një trajtim të posaçëm, kanë një trajtim të dedikuar dhe ata që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike. Tek ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë në vështirësi ekonomike. Këto vështirësi nuk janë një justifikim. Për çdokënd nuk janë justifikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button