U rrit për 74% numri i të sëmurëve, ndërroi jetë qytetari i tretë nga komplikimet e gripit

Në Klinikën universitare për pulmologji ndërroi jetë qytetari 50-të vjeçar, dukë u bë rasti i tretë nga komplikimet e gripit brenda 2 javëve, transmeton Portalb.mk.

Gordana Kuzmanovska nga Instituti i shëndetit publik theksoi se për 74% është rritur numri i të prekurve nga gripi, duke u regjistruar 5,600 raste.

“Të gjithë kanë pasur sëmundje kronike, nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit, janë trajtuar me terapi antiviruse dhe kanë qenë pozitiv në influencën nëntipi AN1”, deklaroi Kuzmanovska.

Paraprakisht, gjatë dy javëve ka ndërruar jetë një vajzë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe një 85 vjeçar në Klinikën për sëmundje infektive.

“Këtë javë kemin arritur 68 për qind, që është përqindje më e madhe. Nga gjithsej 91 materiale të testuar, 62 janë pozitive. Janë dëshmuar influenca A dhe nëntipe të ndryshme të virusit dhe influenca B. Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës nga 15 deri 64 vjeç, edhe pse trendi i rritjes së përfshirjes mbetet i njëjtë. Më tepër sëmuren fëmijët shkollorë të moshës deri 15 vjeçare.”, deklaroi Kuzmanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button