Merkel e dënoi “helmin” e racizmit pas sulmit në Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dënuar “helmin” e racizmit të enjten pasi një sulmues, që dyshohet se ka besim të së djathtës ekstreme, ka vrarë të paktën nëntë persona në disa bare, në qytetin gjerman, Hanau.

I dyshuari, 43-vjeçar, i identifikuar si Tobias R., është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij disa orë pas sulmit.

Trump i nënës së tij 72-vjeçare është gjetur po ashtu në tokë, në atë që duket se ka qenë vetëvrasje, transmeton REL.

Politicia federale kundër-terrorizmit ka thënë se janë duke dyshuar për “motive ksenofobike” mbrapa të shtënave.

“Racizmi është helm, urrejtja është helm, dhe ky helm në shoqërinë tonë është fajtor për të gjitha këto krime”, ka thënë Merkel në Berlin.

I dyshuari ka lënë online një “manifesto” dhe disa video-materiale që sugjerojnë për “qasje armiqësore ndaj të huajve”, ka thënë Peter Beuth, ministër i Brendshëm në landin Hese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button