Ky është shteti që kryeson renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Belgjikës në futboll vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s ndërsa Palestina ka bërë ngjitjen më të madhe deri më tani në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Belgjika ende kryeson tabelën me 1.765 pikë në renditjen botërore. Fituesja e Kupës së Botës në vitin 2018, Franca është në pozitën e dytë me 1.733 pikë.

Përfaqësuesja e Brazilit nga Amerika Jugore, pesë herë kampion i Kupës së Botës radhitet në pozitën e tretë me 1.712 pikë.

Shqipëria radhitet e 66-ta, Maqedonia e Veriut e 68-ta ndërsa Kosova në vendin e 115-të.

“Suksesi në AFC (Konfederata Aziatike e Futbollit) në Kupën e janarit të Bangabandhu tregoi një ngritje të Estonisë, Trinidad Tobagos, Mozambikut dhe Kenias pasi siguruan më së shumti pikë dhe ngjitje në renditje”, tha FIFA për Palestinën në faqen e saj të internetit.

Palestina u ngjit tri vende më lartë dhe me 1.204 tashmë renditet në vendin e 103-të.

Në pozitën e fundit radhitet Anguilla, një territor britanik në Karaibe, e cila ka grumbulluar vetëm 821 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button