Të nominuarit për trajnerin më të mirë

Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Vicente Del Bosque janë nominuar si tre emrat kryesorë që kanë gjasa ta fitojnë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA.
Mourinho ishte fituesi i çmimit inaugural në vitin 2010 pas tripletës historike me Interin, përderisa Guardiola e fitoi këtë çmim vitin e kaluar.

Sidoqoftë, këtë vit favorit konsiderohet Vicente Del Bosque, pas triumfit të tij në Euro 2012 me kombëtaren spanjolle.

Fituesit e të gjitha çmimeve, duke përshirë dhe Topin e Artë. Do të zbulohen në një gala mbrëmje madhështore që do të mbahet në Pallatin e Kongresve të Zurichut më 7 janar të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button