Gjermani, personi që vrau 9 njerëz është një gjerman i ekstremit të djathtë (VIDEO)

Gjatë sulmit të armatosur ndaj dy lokaleve në Hanau të Gjermanisë numri i të vdekurve është rritur në 9, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e policisë së Hessen-it Jugor thuhet se mbrëmë erdhi deri tek sulmi në dy kafene.

Në spital ndërroi jetë një person i plagosur rëndë, me çka numri i të vdekurve u rrit në 9 persona.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke iu referuar një zëdhënësi të policisë, raportoi se është bastisur shtëpia e një personi për të cilin besohet se ka kryer sulmin dhe pranë sulmuesit u gjet edhe një trup tjetër.

Ashtu që për shkak të sulmit në Hanau për vdekje pësuan gjithsej 11 persona.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi sot në mëngjes se sulmuesi që vrau 9 persona në qytetin e Hanau është djathtisti radikal Tobias R.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button